Klinikë Neurozhvillimi · Tiranë

Mirësevini nëSpeak UpClinic

Të dedikuar për të ndihmuar ty, në një të ardhme më të mirë! Vlerësim, terapi dhe mbështetje për fëmijë, të rritur dhe mosha të treta.

  • 6 vite eksperiencë
  • 500+ raste të trajtuara
  • Staf i kualifikuar
Shërbimet

Çfarë do të gjeni pranë nesh

Shërbimet për fëmijët

Në Speak Up Clinic do të gjeni çdo lloj terapie ndërhyrëse!

Gjithmonë jemi në kërkim për të dhënë më të mirën tek çdo fëmijë! Patologët tanë janë specialistë në:

  • gjuhën ekspresive dhe receptive
  • çrregullimet me tingujt / dislalitë
  • belbëzimin
  • vonesat në të folur
  • apraksinë e të folurit
  • çrregullimet në të nxënë
  • çrregullimin e Autizmit
Shërbimet për fëmijët
Shërbimet për fëmijët
Shërbimet për fëmijët

Shërbimet për të rriturit

Vlerësim dhe programim i detajuar për çdo pacient!

Ne ofrojmë vlerësim të detajuar 1-javor për secilin klient që paraqitet pranë Speak Up Clinic. Vlerësimi realizohet nga specialistë të ndryshëm, në përfundim të të cilit mblidhen dhe përpunohen rezultatet në një raport individual.

Shërbimet për të rriturit
Shërbimet për të rriturit
Shërbimet për të rriturit

Pranë Klinikës së Neurozhvillimit trajtohen raste të të gjitha moshave, duke filluar nga moshat pediatrike, adulte dhe geriatrike, të cilët kanë nevojë dhe mbështetje në komunikimin e tyre.

Mëso më shumë rreth shërbimeve tona →
Pse ne

Të gjithë e meritojnë një zë

Ndaj ne jemi këtu për të ofruar:

  • Vlerësim të detajuar nga patologë të specializuar të të folurit.
  • Terapi ndërhyrëse për të gjitha moshat, si dhe për të gjitha diagnozat.
  • Raportim i detajuar i ecurisë së ndërhyrjes, si dhe programe specifike për çdo klient pranë klinikës.
Terapitë

Çfarë ne ofrojmë

Pranë Speak Up Clinic do të gjeni llojet kryesore ndërhyrëse të terapive të përdorura në botë. Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të ofruar shërbimin më të mirë për sa më shumë pacientë!

  • Terapia Logopedike

    • I vjen në ndihmë të gjithë personave me deficite të të folurit, të gjuhës dhe të komunikimit, në mosha të ndryshme dhe diagnoza të ndryshme.
  • Terapia e Zhvillimit

    • Aplikohet në rastet e prapambetjes mendore.
    • Ndihmon në rritjen e aftësive dhe kompetencave në pavarësinë e individit.
  • Terapia Oro-Mio-Faciale

    • Aplikohet në rastet e dëmtimit të muskujve përgjegjës të fytyrës dhe të gojës.
  • Terapia e Përtypjes-Gëlltitjes

    • Stërvitje e bashkëveprimtarisë së muskujve për pacientët të cilët hasin vështirësi në procesin e ushqyerjes.
  • Terapia ABA

    • Më e përdorura në rastet e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit.
    • Staf i kualifikuar në aplikimin e terapisë ABA dhe terapive të tjera ndërthurëse në këtë diagnozë.
  • Terapia e Sjelljes

    • Ndihmon në mësimin dhe forcimin e sjelljeve pozitive dhe në uljen e sjelljeve të padëshiruara ose problematike.
Puna jonë

Portofoli ynë

Momente nga puna e përditshme pranë klinikës.

Foto nga puna pranë Speak Up Clinic
Foto nga puna pranë Speak Up Clinic
Foto nga puna pranë Speak Up Clinic
Foto nga puna pranë Speak Up Clinic
Vlerësimet

Vlerësimet e pacientëve të Speak Up Clinic

  • Djali im ka bërë përparim të dukshëm që kur filluam terapinë. Stafi është shumë i durueshëm dhe na shpjegon gjithçka hap pas hapi.

    Denisa CanajPrind
  • Vlerësimi i parë ishte i detajuar dhe raporti na ndihmoi të kuptonim saktësisht ku ishim. Rekomandoj me bindje.

    Bledi DukajPrind
  • Terapistet janë profesioniste dhe shumë të ngrohta me fëmijët. Vajza ime shkon me dëshirë çdo javë.

    Aurora BeqiriPrind
  • Na dhanë ushtrime konkrete për në shtëpi dhe na treguan si t'i bëjmë. Kjo ndryshoi shumë gjëra për ne.

    Mira MusajPrind
  • Falënderoj gjithë stafin e Speak Up për punën dhe përkushtimin. Rezultatet flasin vetë.

    Elona DemiriPrind
Stafi

Specialistët pranë Speak Up Clinic

Njihuni me stafin tonë.

  • Dea Fezollari, logopede dhe terapiste ABA
    PhD Cand. MSc.

    Dea Fezollari

    Logopede / Terapiste ABA

    Bashkëthemeluese e Klinikës së Neurozhvillimit “Speak Up”.

  • Griselda Çela, logopede dhe terapiste ABA
    PhD Cand. MSc.

    Griselda Çela

    Logopede / Terapiste ABA

    Bashkëthemeluese e Klinikës së Neurozhvillimit “Speak Up”.

Lexo më shumë për stafin →
Dhoma e lojës e klinikës Speak Up, me dritare të madhe dhe lodra në rafte
Klinika

Një ambient ku pacientët duan të kthehen

  • Ambiente të ngrohta dhe të sigurta
  • Hapësira të përshtatura për fëmijët
  • Materiale dhe mjete terapeutike
  • Atmosferë e qetë dhe mikpritëse
  • Fokus te zhvillimi dhe progresi i çdo fëmije
Shiko të gjithë klinikën →

Le të nisim me një konsultë

Na telefononi ose lini numrin — ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune.