Rreth nesh

Puna jonë nis në Gusht 2019

Puna e Klinikës së Neurozhvillimit Speak Up daton që në Gusht 2019. Vit i cili do të pasohet nga muaj ku janë trajtuar më shumë se 500 raste, janë realizuar konsulta dhe vlerësime të shumta me pacientë të moshave pediatrike, adulte dhe geriatrike.

Në Speak Up Clinic është qëllimi ynë të ndihmojmë pacientët tanë të përmbushin qëllimet e tyre të komunikimit, duke ofruar vlerësime gjithëpërfshirëse dhe trajtim të të gjitha diagnozave.

Staf i kualifikuar, i trajnuar brenda dhe jashtë Shqipërisë në Logopedi dhe Çrregullimet e Neurozhvillimit, jep kontributin pranë kësaj klinike për të arritur potencialin më të mirë të mundshëm për çdo pacient.

Ne besojmë gjithashtu në fuqizimin e prindërve dhe kujdestarëve përmes bashkëpunimit dhe trajnimit — duke i lënë familjet të marrin përgjegjësi për rezultatet e terapisë!

Udhëtimi ynë

Tashmë me një eksperiencë kohore prej 6 vitesh, Klinika Speak Up ka trajtuar më shumë se 500 raste të diagnozave të ndryshme. Misioni ynë mbetet të ndihmojmë klientët tanë të përmbushin qëllimet e tyre të komunikimit, duke ofruar vlerësime gjithëpërfshirëse dhe trajtim të përkushtuar.

  • 6vite eksperiencë
  • 500+raste të trajtuara
  • shumëllojshmëri diagnozash
  • rezultate të kënaqshme
  • staf i kualifikuar

Më tepër për ne

Specialistet mjekësore që punojnë pranë Klinikës Speak Up realizojnë diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha vështirësive në komunikim, duke përfshirë vonesat në të folur, belbëzimin, artikulimin, gjuhën shprehëse, gjuhën receptive, komunikimin social dhe modifikimin e theksit, në të gjitha moshat nga pediatrike deri tek adultët.

Çdo pacient i paraqitur pranë klinikës tonë merr një vlerësim specifik dhe një plan të detajuar ndërhyrës, i cili ndiqet vazhdimisht nga terapistet, duke zbatuar me imtësi çdo qëllim të programit ndërhyrës.

Lloji i terapisë që pacienti ka nevojë përcaktohet nga vlerësimi i detajuar një javor pranë qendrës tonë. Pas realizimit të testeve të vazhdueshme përcaktohet plani ndërhyrës dhe ndërthurja e terapive të nevojshme për çdo rast.

Terapistët ABA ushtrojnë këtë lloj terapie për çdo fëmijë i cili është i diagnostikuar me Çrregullimin e Autizmit.

Stafi ynë

Njihuni me stafin tonë.

Griselda Çela, logopedesrc/assets/photos/team-griselda.jpg
PhD Cand. MSc.

Griselda Çela

Logopede

Bashkëthemeluese e Klinikës së Neurozhvillimit “Speak Up”.

Arsimi

  • Bachelor në Logopedi
  • Master i Shkencave, “Logopedi”
  • PhD Candidate, LMU Muenchen University
  • Certifikuar për ushtrimin e Terapisë ABA

Trajnuar në

  • Fundamentals of Neuroscience — Harvard Medical School
  • Clinical Competence in Audiology — American Speech-Language-Hearing Association
  • Safe Swallowing Dysphagia Management — Safe Swallowing Education

Veprimtari

  • Lektore në trajnimin “Stimulimi i fëmijëve nga mosha 1–5 vjeç”, Klinikë Neurozhvillimi “Speak Up”.
  • Pjesë e ekipit multidisiplinar në vlerësimin dhe diagnostikimin e vështirësive gjuhësore dhe të neurozhvillimit.
  • Pjesë e stafit multidisiplinar: Klinika “Speak Up”, Klinika “Neuron”.

Eksperiencë në diagnoza

  • Vonesa në të folur
  • Belbëzim
  • Çrregullim i Spektrit të Autizmit
  • Sindroma Down
  • ADHD
  • Vonesa fonologjike
  • Vështirësi në të nxënë
  • Çrregullime të sjelljes
  • Vështirësi gjuhësore të neurozhvillimit
Dea Fezollari, logopede dhe terapiste ABAsrc/assets/photos/team-dea.jpg

Dea Fezollari

Logopede / Terapiste ABA